Kush Jemi Ne?
Ne jemi një grup intelektualësh, profesionistësh dhe vullnetarësh që ndajmë një sërë vlerash, idesh dhe përvojash për të kontribuar në ndryshimin dhe përmirësimin e shoqërisë shqiptare.
Fondacioni PROGRESS është një OJF që operon në Shqipëri që nga viti 2014. Misioni ynë është të kontribuojmë në përmirësimin dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Për ta bërë këtë, ne jemi përqendruar kryesisht në disa fusha të veprimit, të tilla si: Edukimi, Trajnimi, Aktivitetet Sociale, Programet e Shkëmbimit Kulturor, Të Drejtat e Njeriut dhe Sundimi i Ligjit.
Grupi kryesor i synuar eshte rinia shqiptare por kjo nuk na kufizon të japim kontributin tonë kurdo, kudo dhe sidoqoftë e nevojshme për grupet e tjera të shoqërisë.
Vizioni
Të luajë një rol formues në shoqërinë shqiptare, duke angazhuar mendjet e ndritura për të krijuar një të ardhme të ndritur për të gjithë.
Misioni
Ne synojmë të luajmë një rol formues në shoqërinë shqiptare dhe të jemi proaktivë duke kontribuar në këto fusha të veprimit:
Fushat e Veprimit
Të përkushtuar për përmirësimin e shoqërisë shqiptare duke kontribuar në disa fusha veprimi.
Arsimi dhe trajnimi
Turizmi
Aktivitete sociale
Rinia dhe Shoqëria
Programi i Shkëmbimit Kulturor
Të Drejtat e Njeriut dhe Sundimi i Ligjit
BE dhe Lidhshmëria
Good Governance
Ekipi ynë. Ekipi juaj.
Fondacioni ynë përbëhet nga profesionistë dhe ekspertë mjaft të kualifikuar dhe të motivuar në edukim, juridik, shkenca shoqërore, teknologji, menaxhim dhe biznes, të cilët janë të apasionuar dhe të përkushtuar ndaj qëllimeve dhe punës së organizatës. Njohuritë dhe ekspertizat në këto fusha garantojnë performancë profesionale dhe sukses në çdo projekt që marrim përsipër.
Fondacioni PROGRESS bashkëpunon gjithashtu me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë me të cilët mund të ndajmë vlera dhe synime të përbashkëta.
PROGRESS Foundation also cooperates with national and international partners with whom we may share common values and aims.