Periudha e implementimit:2020
Emri i Projektit:ZAKON LIBRI Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë
Përshkrimi i projektit
Zakon Libri është një projekt i hartuar nga fondacioni PROGRESS dhe financuar nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë. Projekti përbëhet nga tre evente kulturore të organizuara në kuadër të muajit të librit, muajit tetor. Eventet u zhvilluan në qytetin e Shkodrës (i vendosur në veri), në qytetin e Korçës (i vendosur në jug) dhe në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Nga Shkodra në Korçë në Tiranë, ‘Zakon Libri’, “udhëtoi” në të kaluarën dhe vizitoi veprat e letërsisë të cilat kanë lënë gjurmë në mendjet dhe zemrat e njerëzve, duke bashkuar të rinjtë që të gjithë ndajnë dashurinë për letërsinë dhe librin. Gjatë eventeve, pjesëmarrësit ndanë me njëri -tjetrin krijimet e tyre letrare, veprat e shkrimtarëve të tyre të preferuar dhe folën për letërsinë shqiptare ndër vite.