Skip to content

Periudha e implementimit:2019-2020

Emri i Projektit:Rinia për Turizmin (Y4T) – ProSEED Program

Përshkrimi i projektit

Objektivi kryesor i projektit Rinia për Turizmin është rritja e punësimit të fuqisë punëtore të kualifikuar dhe të vetëpunësuarve, veçanërisht, të të rinjve të aftë, në tregun shqiptar të punës. Pas krizës ekonomike, Shqipëria po lufton me papunësinë e lartë si dhe me migracionin. Nën këtë situatë, të rinjtë përballen me mundësi të kufizuara punësimi, si nga ana sasiore ashtu edhe nga ana cilësore. Punësimi i fuqisë punëtore të kualifikuar dhe të vetëpunësuarve në tregun shqiptar të punës, veçanërisht i të rinjve të aftë, është i pamjaftueshëm.

Fondacioni PROGRESS, në bashkëpunim me bashkinë lokale të Rrogozhinës dhe Albatros Resort (biznes lokal), solli një qasje të re dhe një vizion të ndryshëm për të kapërcyer situatën, duke mbështetur të rinjtë e rajonit për të mbushur boshllëqet sociale.

Kështu, Rinia për Turizmin është një projekt kushtuar promovimit të përfshirjes sociale dhe vullnetarizmit, duke trajtuar çështjet e papunësisë së të rinjve në rajonin e Spille, Rrogozhina. Përmes këtij projekti, fondacioni PROGRESS synon të kontribuojë në rritjen profesionale të pjesëmarrësve në fushën e turizmit, si dhe forcimin e ndikimit të tyre në komunitetin e rajonit Spille.