Skip to content

Periudha e implementimit:2020

Emri i Projektit:IPA Cross-border Cooperation Greece – Albanian Ekspertize e jashtme për printimin e materialeve informative e komunikuese, dhe trajnime.

Përshkrimi i projektit

Qëllimi i projektit “COMPLETE: Sipërmarrja konkurruese e blegtorisë dhe mbrojtja e shëndetit për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik rural” është të mbështesë sipërmarrjen dhe të rrisë konkurrencën e SME-ve të përfshira në industrinë e blegtorisë me bazë kullota përmes inovacioneve të aplikuara në kujdesin shëndetësor të kafshëve dhe sipërmarrjen blegtorale.

Projekti COMPLETE ofron mjete, ngritje kapacitetesh dhe mbështetje për sipërmarrësit për funksionimin e SME-ve konkurruese të blegtorisë, duke mbuluar një gamë të gjerë aktivitetesh.

Zona e projektit ku zbatohet projekti është qyteti i Vlorës dhe Gjirokastrës. Të gjitha aktivitetet e kryera në këto fusha u përqëndruan në a) vlerësimin e shpërndarjes hapësinore të sëmundjeve të prodhimit dhe ndikimet në konkurrueshmërinë e SME-ve, b) rritjen e konkurrencës së SME-ve të blegtorisë përmes mjeteve inovative veterinare të kontrollit efektiv të patogjenëve dhe rritjen e produktivitetit, dhe c) përmirësimin e aftësive të sipërmarrjes blegtorale dhe stimulimin e performancës së biznesit, ekstroversitetit dhe inovacionit.