Periudha e implementimit:2020
Emri i Projektit:Programi "Migrimi për Zhvillim" (PME) - Konsulencë
Përshkrimi i projektit
Programi “Migrimi për Zhvillim” (PME) është një kontratë konsulence 2-vjeçare për mbështetje në raste rikthimi të emigrantëve në atdhe. Metodologjia e shërbimit konsultativ që Fondacioni PROGRESS ofron karakterizohet nga prakticiteti dhe zbatueshmëria e tij në mënyrë që të arrihen rezultate konkrete në fund të kësaj kontrate. Ka mjaft sfida me të cilat përballen të kthyerit kur vendosin të kthehen në Shqipëri. Ekziston një mungesë e qartë e të dhënave në lidhje me sfidat me të cilat përballen emigrantët kur kthehen në vendin tonë. Vetëm për të përmendur disa: distancimi për shkak të sasisë së kohës që kanë jetuar në Gjermani, dallimet e rëndësishme midis dy vendeve, ndryshimet që kanë ndodhur gjatë viteve në Shqipëri përsa i përket rregulloreve, ligjeve, rrjeteve sociale, etj. Prandaj, ka shumë rëndësi që të ketë një metodologji dhe qasje të detajuar në mënyrë që të ofrojë një proces të riintegrimit për të kthyerit, i cili është i mbushur me të gjithë informacionin e nevojshëm dhe udhëzime për të siguruar një proces të lehtë dhe të qetë. Info-paketat janë hartuar dhe përgatitur sipas nevojave specifike të rasteve përkatëse të marra dhe përfshijnë informacion dhe orientim të duhur në tregun e punës, trajnimin profesional, strehimin, mundësitë e punës, arsimin, kujdesin mjekësor, etj.