Periudha e implementimit:2019
Emri i Projektit:Charity Funds – Italy and Albania Ndërtimi i 20 "shtëpive të kontejnerëve" për familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues i Nëntor 2019-ës
Përshkrimi i projektit
Tërmeti i Nëntorit 2019 tronditi Shqiperinë thellë dhe la pasoja shkatërruese për njerëzit e zonave të prekura duke lënë qindra njerëz të pastrehë dhe të uritur gjatë muajve të dimrit. Kishte një nevojë të menjëhershme për ndihmë dhe ndërhyrje, prandaj, Fondacioni PROGRESS ndërmori një fushatë për mbledhjen e fondeve me shqiptarët e vendosur në Itali dhe Shqipëri. Objektivi dhe qëllimi kryesor i kësaj nisme ishte strehimi urgjent i familjeve në nevojë në zonat më të prekura nga tërmeti. Fondacioni PROGRESS ishte në gjendje të siguronte strehim për 20 familje në zonat Thumane, Tiranë, Bubq, Peze dhe Manez duke ndërtuar shtëpi të reja për ta.