Periudha e implementimit: 2019
Emri i Projektit:Dibra Tourism Academy (DTA) – SRD Program
Përshkrimi i projektit
Akademia e Turizmit Dibra është një nismë sociale, projekt i Fondacionit PROGRESS, i organizuar nën programin Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural i zbatuar nga GIZ Albania. Ky projekt synon të kombinojë potencialin turistik të Dibrës me potencialin dhe energjinë e të rinjve të saj. Me fjalë të tjera, objektivi kryesor i projektit DTA është promovimi i turizmit në Dibër, përmes investimit të drejtpërdrejtë në zhvillimin e tyre profesional nëpërmjet trajnimeve, prezantimeve, debateve, konkurseve dhe aktiviteteve shoqërore, në partneritet me institucionet publike të qytetit.
Projekti mblodhi 50 të rinj të cilët janë të papunë dhe vijnë nga zonat rurale pa qasje në shërbime për rritjen e tyre profesionale, socializimin dhe përfshirjen në jetën sociale dhe ekonomike të qytetit me qëllim promovimin e punësimit dhe vetëpunësimit të tyre. Projekti mundësoi përfshirjen e shumë të rinjve që rrezikojnë përjashtimin social për shkak të papunësisë, pamundësisë për të pasur shërbime, shkyçjes së shoqërisë për shkak të migrimit, etj.